Stërnipi i Musolinit debuton sot me fanellën e Lazio-s, tifozeritë e dy klubeve e presin me duartrokitje

Stërnipi i Musolinit debuton sot me fanellën e Lazio-s, tifozeritë e dy klubeve e presin me duartrokitje

11:40, 24/10/2021

Romano Floriani Mussolini, stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Musolini, pritet të debutojë sot me fanellën e Lazios.

Floriani Mussolini ishte pjesë e listës së lojtarëve të thirrur nga Maurizio Sarri për ndeshjen kundër Veronës, e cila luhet sot duke filluar nga 15:00.

Futbollisti 18 vjeçar u thirr për shkak se bardhekaltërit kanë probleme me dëmtimet si dhe lojtarë të pezulluar.

Romano Floriani Musolini është djali i Alessandra Musolinit, një politikane italiane e cila ishte deputete e parlamentit italian në listën e Silvio Berlusconit. Alessandra është mbesa e diktatorit Benito Musolini.

I riu Romano nënshkroi për Lazion në muajin mars dhe pritet të marrë duartrokitje nga tifozët e klubit romak, të cilët njihen si ekstremistë të djathtë. Megjithatë, tifozët e Veronës mund t'i bashkohen duartrokitjeve sepse janë miq të mirë me Lazion dhe kanë të njëjtën përkatësi politike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco