E dielë e mbushur me emocione - Anuloni të gjitha planet: Ka katër derbi spektakolar luhen sot

E dielë e mbushur me emocione - Anuloni të gjitha planet: Ka katër derbi spektakolar luhen sot

11:16, 24/10/2021

Këtë të dielë në program janë katër derbi të futbollit europian, teksa lista e ndeshjeve që luhen sot me siguri kënaqë çdo adhurues të vërtetë të këtij sporti.

Dita hapet me Barcelona - Real Madrid, të cilët luajnë “El Clasico-n” me numër 246 në histori  në stadiumin “Camp Nou” duke filluar nga ora 16:15.

Kjo do të jetë “El Clasico” e parë pa Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon dhe është e qartë se kjo ndeshje pa yjet e lartëpërmendur humbet epitetin "ndeshja më e ndjekur" në botë, por për shkak të situatës sigurisht që është interesante për t’u ndjekur, pasi do të shihet se çfarë mund të bëjnë ekipet pa këto lojtarë.

Barcelona mban vendin e 7-të me 15 pikë të fituara, ndërsa Reali është në vendin e tretë në La Liga e me dy pikë më shumë.

Spektakli vazhdon me një ndeshje mes klubeve më të mëdha angleze - Manchester United dhe Liverpool, e cila do të luhet në “Old Trafford Stadium”, duke filluar nga ora 17:30.

Pas fitores së rëndësishme ndaj Atalantës në Ligën e Kampionëve, Manchester United synon triumfin edhe ndaj Liverpoolit, pasi në rast triumfi kthehen sërish në garë për kreun e renditjes. Skuadra e Klopp nuk ka pësuar ende një humbje këtë sezon dhe nëse ia dalin ndaj Djajve të Kuq mund të nënkuptojë shkarkimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Image

Jo më pak interesante është edhe Seria A, ku Interi përballet me Juventusin në orën 20:45 në Giuseppe Meazza.

Pas nisjes së dobët të kampionatit, Juventusi po kalon një formë të shkëlqyer dhe në Derbin e Italisë do të synojë fitoren për të vijuar me ecurinë pozitve.

Interi aktualisht është në vendin e tretë me 17 pikë, shtatë më pak se Napoli që është në vendin e parë, ndërsa Juventusi është në vendin e shtatë me 14 pikë.

Në të njëjtën orë luhet edhe derbi i madh i Ligës 1 franceze mes Marsejës dhe PSG-së dhe ky do të jetë edhe derbi i parë i madh në Francë për Lionel Messin.

Veç kësaj, vlen të theksohen edhe duelet mes Ëest Hamit dhe Tottenhamit, si dhe Romës e Napolit dhe sigurisht shumë interesante do të jetë në Holandë, ku derbin Ajax dhe PSV do të masin forcat mes tyre.

Padyshim një e dielë e mbushur me emocione.

Programi i ndeshjeve më interesante të kësaj të diele;

Barcelona - Real Madrid (16:15)

Manchester United - Liverpool (17:30)

Inter - Juventus (20:45)

Marseille - PSG (20:45)

Ndeshje të tjera interesante:

West Ham - Tottenham (15:00)

Ajax - PSV (16:45)

Roma - Napoli (18:00)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco