Superiorja në fushë, mësoni dy përballjet interesante të ditës së sotme

Superiorja në fushë, mësoni dy përballjet interesante të ditës së sotme

10:39, 24/10/2021

Java e gjashtë në Kategorinë Superiore vijon këtë të shtunë me dy përballje mjaft interesante, të ndara në dy fasha orare.

Fillimisht në fushë do të zbresin Kukësi dhe Vllaznia.Pas barazimit ndaj Partizanit, skuadra verilindore kërkon rikthimin te fitorja për t’i  qëndruar pranë ekipeve kryesuese. Nga ana tjetër, shkodranët vijnë më të karikuar pas fitores së thellë 6-3 ndaj Dinamos në shtëpi. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” në orën 13:45.

Sfida tjetër luhen në Korçë, ku Skënderbeu do të masë forcat me Dinamon. Për të dy ekipet nuk lejohen gabimet, dhe tri pikët janë synimi i vetëm në këtë sfidë. Si Skënderbeu ashtu edhe Dinamo vijnë në këtë ndeshje nga humbjet dhe objektivi i vetëm është fitorja pasi blutë e kryeqytetit nuk duan të shkëputen shumë nga kreu, ndërsa Skënderbeu për t’u larguar nga fundi i renditjes.

Java e 6-të e Superligës

E diel:

 

Kukësi-Vllanzia 13:45

 

Skënderbeu-Dinamo 16:45

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco