Nuk është vetëm 'bomber', Broja pushton rrjetin me driblimet te 'goli i falur' i Redmond

Nuk është vetëm 'bomber', Broja pushton rrjetin me driblimet te 'goli i falur' i Redmond

09:51, 24/10/2021

Armando Broja ishte sërish protagonist në Angli tek skuadra e tij, Southampton. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e dytë në ndeshjen e dytë si titullar në Premier League.

Djaloshi nga Kopliku tundi rrjetën në minutën e 50-të të sfidës ndaj Burnley-t (2-2), duke na kujtuar edhe një herë golin ndaj Hungarisë në “Air Albania”

Përveç golit të shënuar, 20 vjeçari ka pushtuar rrjetet sociale me një tjetër video, ku dalin në pah aftësitë e tij teknike.

Në pjesën e parë të takimit, me rezultatin 1-0 për ekipin e Burnley-t, Broja u bë protagonisti i një aksioni spekatakolar. Ai mori si zakonisht topin në krahun e djathtë dhe me dy finte radhazi arriti të shmangte kundërshtarin e tij ndërsa duke rënë në tokë, nisi në mënyrë perfektë pasimin për Redmond në shtyllën e dytë me portën e boshatisur.

Në mënyrë të pabesueshme ky i fundit nuk arriti të devijonte sferën në rrjetë, duke humbur një mundësi të shkëlqyer për të barazuar shifrat në ato momente. Video e aksionit në fjalë është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, jo për humbjen e rastit nga Redmond, por për aftësitë e Brojës i cili po tregon se edhe pse shtatlartë, ka aftësi të mira teknike. Por mbi të gjitha, se di të pasojë atëherë kur duhet, jo siç është akuzuar së fundmi se nuk e bën një gjë të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco