Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Mourinho nxehet keq me lojtarët në dhomat e zhveshjes: Disa prej jush nuk do luanin as këtu në Norvegji

Mourinho nxehet keq me lojtarët në dhomat e zhveshjes: Disa prej jush nuk do luanin as këtu në Norvegji

08:40, 24/10/2021

Humbja turpëruese 6-1 e Romës me Bodø / Glimt në Ligën e Konferencës ka acaruar jashtëzakonisht shumë trajnerin Jose Mourinhos. Ky i fundit ka përjetuar edhe poshtërimin më të keq të karrierës së tij si trajner. 

Reagimi i tij ndaj lojtarëve ka qenë i ashpër, duke iu bërtitur në dhomat e zhveshjeve për këtë humbje.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi sipas informacioneve të “Corriere dello Sport” , “Special One” shkoi më tej duke sulmuar drejtpërdrejtë disa prej futbollistëve (emrat nuk bëhen të ditur): “Mes jush ka disa që nuk do të luanin as këtu në Norvegji, madje as në Serie. B. " Fjalë që rrezikojnë të “trazojnë ujërat”në dhomat e zhveshjes...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco