Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Manchester City i përgjigjet Chelsea-t, fiton me ‘poker’ ndaj Brighton

Manchester City i përgjigjet Chelsea-t, fiton me ‘poker’ ndaj Brighton

20:49, 23/10/2021

Manchester City iu përgjigj me të njëjtën monedhë Chelsea-t, duke fituar me rezultatin 4-1 ndaj Brighton në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Premier League.

“Qytetarët” zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë, duke realizuar plot tre gola, me anë të Gundogan (minuta 13) dhe Foden (autori i një dopiete, minutat 28, 31).

Me fitoren në “kasafortë”, skuadra e Guardiolës lëshoi terren në fraksionin e dytë, duke i dhënë mundësi mesfushorit Mac Allister të shkurtonte në 1-3 diferencën, por që nuk e ndryshoi fatin e takimit, “të shkruar” tashmë që në pjesën e parë, pasi Citizens realizuan edhe të katërtin me Mahrez në minutën e fundit shtesë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco