Fiton penallti dhe e kthen në gol, sulmuesi kuqezi i jep tri pikët skuadrës së tij

Fiton penallti dhe e kthen në gol, sulmuesi kuqezi i jep tri pikët skuadrës së tij

20:26, 23/10/2021

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni, ka qenë protagonist absolut për skuadrën ËSG Tirol në Bundesligën austriake. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Tiroli 1-0 në ndeshjen ndaj Admiras.

Vrioni fitoi një penallti në minutën e fundit të ndeshjes, të cilën arriti ta shndërroj në gol, duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij.

Sulmuesi shqiptar u hodh në fushë në minutën e 61-të në vend të Blume. Kujtojmë që ky është goli i katërt i Vrionit me fanellën e Tirolit në kampionat, që kur u huazua nga bardhezinjtë në merkaton e verës.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco