Ancelotti publikon listën për El Clasico-n, ja vendimi për Benzeman

Ancelotti publikon listën për El Clasico-n, ja vendimi për Benzeman

19:34, 23/10/2021

Nesër zhvillohet Camp Nou “El Clasico” mes Barçës dhe Real Madridit . Më herët gjatë ditës së sotme, katalanasit zbuluan grupin pa Pedrin, Araujon dhe Dembele. Tashmë është radha e madrilenëve të zbulojnë emrat e lojtarëve që do të jenë të pranishëm në fushë këtë të dielë.

Carlo Ancelotti do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion, pasi Mendy dhe Marcelo, të cilët u rikthyen nga dëmtimet pak ditë më parë janë pjesë e listës. Gjithashtu, Hazard Benzema, Camavinga dhe Mariano në dyshim për këtë takim, do të jenë prezent, ndryshe nga Luka Jovic.

Grupi i Real Madrid:

Courtois, Lunin, Luis Lopez - Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo, Mendy - Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Lucas Vazquez, Camavinga, Blanco - Hazard, Benzema, Asensio, Vinicius, Rodrygo, Mariano

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco