Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

‘Broja lojtar i madh’, flet trajneri i Southampton: Ja pse e zëvendësova

‘Broja lojtar i madh’, flet trajneri i Southampton: Ja pse e zëvendësova

18:52, 23/10/2021

Armando Broja iu përgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme thirrjes së trajnerit Ralph Hasenhuttl.

Pas golit në ndeshjen ndaj Leeds, Broja shënoi sërish në ndeshjen e dytë radhazi si titullar në Premier League, ndërsa Southamptoni nuk ia doli të shkojë përtej barazimit 2-2 ndaj Burnley-t.

Tekniku austriak vlerësoi maksimalisht djaloshin nga Kopliku dhe deklaroi se është i lumtur që e ka në ekip, teksa tregoi edhe arsyet e zëvendësimit të tij në minutën e 72-të.

“Broja është shumë lojtar i rëndësishëm për ne dhe jemi shumë të lumtur që nënshkruam me të në verë. Ne e dimë që lojtarët e rinj mund të kenë një shans shumë të mirë rritjeje në klubin tonë. Shpresoj që Broja të mos ketë asgjë serioze me kyçin e këmbës, pasi ndiente dhimbje dhe ndaj e zëvendësova. Ai, bashkë me Livramenton janë shumë të rinj, shumë të talentuar dhe ndihen shumë mirë në grupin tonë. Në mënyrën që Southamptoni, do të punojmë për t’i përmirësuar shumë këta të rinj. Ata mund të mos qëndrojnë gjatë këtu, por ne do t’i ndihmojmë të bëhen më të mirë”, u shpreh Hasenhuttl.

Image

Image

                                                                                                                                                  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco