Watford mund Everton në një ndeshje të çmendur

Watford mund Everton në një ndeshje të çmendur

18:32, 23/10/2021

Pas fitores së Arsenalit të premten (3-1 kundër Aston Villa) dhe triumfit të Chelseat ndaj Norëich (7-0) më herët këtë të shtunë java e 9-të e Premier League vijoj me disa ndeshje mjaft të bukura.

Emërimi i Claudio Ranierit trajner jep menjëherë efekt tek Ëatfordi. Pas humbjes së thellë 5-0 ndaj Chelsea-t në ndeshjen debutuese të italianit, vjen suksesi i parë, madje me goleadë 2-5, në fushën e Evertonit.

Një triumf i pabesueshëm me përmbysje, që erdhi në fundin e sfidës, pasi miqtë realizuan katër herë mes minutës së 78-të dhe 90+1’.

Evertoni kaloi në epërsi që në minutën e 3-të me Davies, por barazoi pas vetëm 10 minutave King. Duhej të vinte minuta e 63-të që Richarlison të shënonte të dytin për vendësit më pas shpërtheu Ëatfordi me katër gola të njëpasnjeshëm me autorë Kuçka, King dy herë të tjera dhe Dennis në shtesë.

Përfundoi 1-1 sfida mes Leeds United dhe Ëolves, me “Ujqërit” që flirtuan me fitoren, falë golit të Hëang Hee-Chan që në minutën e 10-të, por në shtesë Rodrigo shënoi me 11-metërsh golin e barazimit.

Po 1-1 u mbyll edhe Crystal Palace 0- Neëcastle, me autorë golash Benteke dhe Ëilson. Gjithashtu në barazim u mbyll 2-2 edhe sfida mes Southampton dhe Burnley-t, ku për vendsit shënoi sulmuesi shqiptar Armando Broja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco