Superiore/ Teuta i bashkohet Tiranës në krye, Laçi siguron fitoren e parë në kampionat

Superiore/ Teuta i bashkohet Tiranës në krye, Laçi siguron fitoren e parë në kampionat

16:32, 23/10/2021

U luajtën ditën e sotme dy ndeshje të javës së gjashtë në Kategorinë Superiore.

Ashtu si Teuta edhe Laçi fituan me rezultatin minimal 1-0, respektivisht ndaj Egnatias dhe Kastriotit.

Golin e fitores për skuadrën durrsake e realizoi kapiteni Sherif Kallaku në minutën e 80’. Futbollisti 23 vjeçar shndërroi në gol një penalltinë të fituar nga skuadra e tij.

Një triumf që e kthen te fitorja skuadrën e drejtuar nga Edi Martini pas asaj humbjeje ndaj Tiranës javën e kaluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Me këtë sukses, Teuta ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Tirana e vendit të parë që pret të bëjë ndeshjen e saj ndaj Partizanit në derbi të hënën në mbrëmje.

Ndërsa Egnatia pas kësaj disfate klasifikohet në vendin e 5 në kuotën e 8 pikëve.

Ndërkohë, kurbinasit në anën tjetër siguruan fitoren e parë në kampionat, falë golit të shënuar nga Mentor Mazrekaj në minutën e 72-të. Me këtë fitore, laçianet u larguan nga fundit i tabelës dhe tashmë shpresojnë të vazhdojnë me serinë pozitive të rezultateve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco