Barcelona publikon listën e lojtarëve të thirrur për El Clasico-n e 246 në histori

Barcelona publikon listën e lojtarëve të thirrur për El Clasico-n e 246 në histori

16:20, 23/10/2021

Barcelona bëri publik këtë të shtunë grupin e thirrur nga Ronald Koeman për t'u përballur me Real Madridin të dielën pasdite në Camp Nou si pjesë e El Clasico-s së 246-të në histori. Lajm i mirë për trajnerin holandez është kthimi i Jordi Alba-s, i cili rifilloi stërvitjet me ekipin mëngjesin e sotëm, pasi dëmtimit në kyçin e këmbës së djathtë në mesjavë kundër Dynamo Kievit në Champions League (1-0).

Por trajneri holandez do t’i duhet të bëjë në këtë sfidë pa dy lojtarë të rëndësishëm: Ronald Araujo, i dëmtuar me kombëtaren uruguaiane, dhe Pedri, i dëmtuar në sfidën ndaj Benfica-s në fund të shtatorit (3-0) . Në sulm, Ansu Fati dhe Sergio Aguero janë të pranishëm në grup.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco