Allegri: Interi është favorit për të fituar Scudetton

Allegri: Interi është favorit për të fituar Scudetton

15:20, 23/10/2021

Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Max Allegri në konferencë për shtyp ka thënë se kjo ndeshje nuk është vendimtare, dhe e ka pranuar se Interi është favorit të fitojë ‘Scudetton’.

“Do të shohim nesër mbrëma, gjithçka varet nga ndeshja që luajmë”.

“Do të jetë një mbrëmje e bukur, veçanërisht sepse do të ketë rreth 60,000 spektatorë dhe kaq shumë pritshmëri nga të gjithë”.

“Do të jetë një ndeshje e mirë mes dy skuadrave të mëdha. Interi është ende favorit për të fituar Scudetton, për mendimin tim. Është një test i rëndësishëm kundër një ekipi të fortë”.

“Nuk është një lojë vendimtare, është një mbrëmje e bukur për t’u përjetuar”, tha Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco