Broja përsëri titullar me Southampton, sulmuesi bind trajnerin

Broja përsëri titullar me Southampton, sulmuesi bind trajnerin

09:59, 23/10/2021

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, me shumë mundësi do të jetë përsëri sot titullarë për Southampton kundër Burnley në Premier League.

Pas ndeshjes së parë si startues ku arriti të shënojë edhe gol vjen menjëherë edhe mundësia e sotme, për të konfirmuar se e meriton të jetë lider i sulmit.

Trajneri Ralph Hasenhutl ka vendosur ti besoj përsëri 20-vjeçarit, duke i dhënë të drejtën të luajë që nga minuta e parë, ku nga Broja do të kërkojë që të përsërisë veten e tij dhe të shënojë gola që do i siguronin 3 pikët e radhës Southampton.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave:

Southampton: Mçarthy, Livramento, Bednarek, Salisu, Perraud; Elyounoussi, Romeu, Diallo,  S Armstrong; Redmond, Broja

Burnley: Pope, Lowton, Mee, Tarkowski, Taylor; Cornet, Westwood, Cork, McNeil; Barnes, Wood

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco