Po shkëlqen me Napolin, Bayern Munich në sulm për Osimhen

Po shkëlqen me Napolin, Bayern Munich në sulm për Osimhen

09:29, 23/10/2021

Bayern Munich është duke menduar të gjejë një zëvëndësues të Robert Lewandowskit vitin e ardhshëm.

Kjo për shkak se Lewa pritet të largohet nga Gjermania në fund të edicionit, duke bërë që ‘Bavarezët’ të hedhën në sulm për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas gazetarit Paulo Bargiggia, Bayerni është duke menduar ta sjell në ekip sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

Osimhen po konsdirohet si personi ideal për të zëvëndësuar Lewan, sidmos pas paraqitjeve të tij tejet të mira këtë edicion.

Megjithatë, gjiganti gjerman thuhet se duhet të paguajë rreth 100 milionë euro për të sjell në ekip Osimhen.

22-vjeçari, ka arritur të realizojë nëntë gola e një asistim në 10 ndeshje të luajtura këtë ediicon me Napolin, dhe mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij në fund të edicionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco