Boksierët e Kosovës nisen sot për në Beograd

Boksierët e Kosovës nisen sot për në Beograd

08:16, 23/10/2021

Kombëtarja e Kosovës në boks u nis për në Beograd, ku do të marrë pjesë në në Kampionatin Botëror të boksit amator.

Boksierë nga Kosova të perzgjedhur të përfaqesojnë Kosovën në Kampionatin Boteror janë të gatshëm për këtë eviniment botëror qe do të marin pjesë 105 shtete me 650 boksierë që është rekord i boksierëve pjesëmares në kampionate botërore deri me tani.

Boksieret kosovarë do të garojnë në tri kategori: 54 kg Bashkim Bajoku, 63.5 kg.Shpetim Bajoku dhe 71 kg.Patriot Behrami.

Boksierët kanë vazhduar me pergatitjet taktiko-teknike dhe nga 6 tetori janë në përgatitje të perbashkëta me selektorin Besim Brahimin dhe trajnerin Lirim Shllaku.

Selektori Besim Brahimi është i kenaqur me formen e boksierëve dhe beson e shpreson të kthehen me medalje nga ky kampionat botëror.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli tha se janë bërë të gjitha përgatitjet: “Ne nga dita e dita e djeshme kemi kontaktuar me Ministrinë e Sportit, kemi njoftuar gjithashtu në Beograd dhe në Zvicër, zyra e kryetarit të AIBA-s dhe të gjitha përgatitjet për të shkuar në Beograd janë të sigurta”, tha Demolli.

“Nëse ndodh ndonjë gjë, është në gjendje kryetari i AIBA-s të ndërmarrë masa me qeverinë e Serbisë dhe të vijë nga kufiri e të na përcjellin deri në hotelin ku jemi vendosur”.

Ai gjithashtu tha se do të marrim pjesë me të gjitha simbolet e shtetit e "nëse nuk do të na lejohet do të tërhiqemi."

Të tre boksierët që do të marrin pjesë u shprehën se janë të gatshëm dhe të motivuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco