Rikthehet Arsenal, 'Topçinjtë' mposhtin bindshëm Aston Villan

Rikthehet Arsenal, 'Topçinjtë' mposhtin bindshëm Aston Villan

23:03, 22/10/2021

Arsenal u rikthye te fitorja teksa ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Aston Villas në “Emirates Stadium”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Premier League.

“Topçinjtë” e nisën mjaft mirë sfidën, duke krijuar disa raste për shënim. Goli për londinezët do të vinte në minutën e 23-të, aty ku pas një krosimi nga këndi Thomas Partey do të godiste saktësisht me kokë.

Fundi i ndeshjes do të sillte një episod të pazakontë. Arbitri i sfidës vërshëlleu përfundimin e ndeshjes, por pas ndërhyrjes së VAR ai ktheu skuadrat dhe akordoi penallti për Arsenalin, për një faull të shkaktuar në dëm të Lacazette.

Aubameyang mori përsipër goditjen e penalltisë, por portieri i Aston Villas, Emil Martinez e priti. Megjithatë topi përfundoi sërish në këmbët e sulmuesit të Arsenal, i cili këtë herë nuk gaboi, duke çuar shifrat në 2-0.

Në pjesën e dytë, Arsenal do të shënonte edhe golin e tretë ndaj Aston Villas, me anë të Emile Smith Roëe në minutën e 56-të.

Aston Villa realizoi golin e nderit në minutën e 82-të, më anë të Jacob Ramsey.

Me këtë fitore, Arsenal u ngjit në vendin e 9-të në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Aston Villa mban vendin e 13-të me 8 pikë të grumbulluara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco