Reali nuk përmbush kërkesat e Hazard, Chelsi i gatshëm të përfitojë

Reali nuk përmbush kërkesat e Hazard, Chelsi i gatshëm të përfitojë

09:14, 22/10/2021

Eden Hazard është duke pasur probleme të shumta me lëndime në fanellën e Real Madridit.

Futbollisti nuk po shfaq potencialin e tij te Madrilenët, dhe thuhet se mund të largohet në fund të edicionit.

Sipas ‘El Nacional’, Chelsea është e gatshme ta rikthejë në ekip Hazardin.

“The Blues” kanë besim se belgu mund të rigjejë sërish formën e tij më të mirë në “Stamford Bridge” andaj do të tentojnë transferimin e tij verën e ardhshme.

30-vjeçari, u transferua te Real Madridi verën e vitit 2019 për 115 milionë euro nga Chelsea, por asnjëherë nuk ka arritur të lë gjurmë te “Los Blancos” pasi më shumë ishte i lënduar gjatë këtyre dy sezoneve.  

Gjasat janë të mëdha që Hazard të rikthehet sërish në Angli në merkaton e ardhshme të verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco