Trajneri i Espanjolit i irrituar me dëmtimin e Keidi Bares, mund të humbasë sfidën me Anglinë

Trajneri i Espanjolit i irrituar me dëmtimin e Keidi Bares, mund të humbasë sfidën me Anglinë

14:25, 21/10/2021

Keidi Bare u kthye në Spanjë i dëmtuar nga ndeshja e fundit me ekipin përfaqësues ndaj Polonisë.

Mesfushori u zëvendësua pjesën e dytë pasi e kishte të pamundur për të vazhduar.

Për mungesën e Bares ka folur dhe trajneri i Espanjolit, Moreno, i cili është edhe pak i irrituar me situatën e shqiptarit.

“Dy herë që e kemi humbur ka qenë pas ndeshjeve të ekipit kombëtar. Është turp, sepse arriti në një nivel shumë të mirë”, tha ai.

Ndërsa sa i përket grumbullimit me Kombëtaren për ndeshjet e nëntorit, Bare do të jetë në luftë me kohën, pasi në datën 12 nëntor luajmë kundër Anglisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco