Skandal para ndeshjes së Conference League, tifozët e Feynord dhunojnë presidentin e Union Berlin

Skandal para ndeshjes së Conference League, tifozët e Feynord dhunojnë presidentin e Union Berlin

13:50, 21/10/2021

Një natë frike për presidentin e Union Berlin, Dirk Zingler, i cili u sulmua së bashku me persona të tjerë në një lokal të Roterdamit nga një tifoz i Feyenoord.

Dy skuadrat do të përballen sonte në “Conference League”.

Presidenti i klubit gjerman ishte në mesin e një grupi drejtuesish kur u sulmua.

Njëri nga njerëzit që ndodhej me të përfundoi në spital. Policia e Roterdamit arrestoi një 25-vjeçar, i cili, së bashku me një grup njerëzish, hodhën karrige dhe objekte të tjera.

“Për fat të mirë nuk pati lëndime serioze. Unë nuk mendova se një gjë e tillë mund të ndodhte. Grupi që shoqëronte presidentin në momentin e incidentit përbëhej nga rreth një e treta femra, kishte edhe të moshuar”, – tha zëdhënësi i klubit gjerman për “Dpa”, duke shtuar se i plagosuri tashmë është larguar nga spitali.

Feyenoord e dënoi menjëherë incidentin dhe i kërkoi falje Union Berlinit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco