Rivalë të përbetuar, Realin e ndjek ‘oguri i zi’ për ‘El Clasico’ me Barcelonën

Rivalë të përbetuar, Realin e ndjek ‘oguri i zi’ për ‘El Clasico’ me Barcelonën

12:52, 21/10/2021

Barcelona pret Real Madridin në" Camp Nou", sfidë e vlefshme për La Liga.

Dy rivalët e përbetuar kanë fituar ndeshjet paraprake dhe synojnë që të dalin me pikët e plota.

Është konfirmuar që arbitri, Sanchez Martinez, do drejtojë “El Clasicon”.

Për Martinez, kjo është hera e pestë që drejton derbin më të madh në botë, ku statistikat nuk i konvenojnë aspak Real Madridit.

Me Martinez si gjyqtar, Real Madrid e ka mposhtur Barcelonën vetëm një herë në vitin 2017 në Superkupën e Spanjës me rezultat 2 – 0.

Ndërsa, në tre takimet tjera, Barcelona ka shënuar fitore: Real Madrid 0 – 3 Barcelona (La Liga, 2017/18), Barcelona 5 – 1 Real Madrid (La Liga, 2018/2019) dhe Real Madrid 0 – 3 Barcelona (Kupa e Mbretit, 2018/19).

Përballja e ‘zjarrtë’ zhvillohet të dielën e ardhshme me fillim nga ora 16:15

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco