Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

Fitoi ndaj Zenit, por Allegri kritikon Juventusin: Kemi luajtur dobët

Fitoi ndaj Zenit, por Allegri kritikon Juventusin: Kemi luajtur dobët

11:48, 21/10/2021

Juventusi ka marrë një fitore me vuajtje në tranfertë me Zenit St Petersburg 0-1.

Ishte sulmuesi suedez Dejan Kulusevski që shënoi golin e vetëm në këtë sfidë.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur për këtë takim, duke thënë se nuk e ka kënaqur aspak loja e skuadrës së tij.

“Një rezultat shumë i mirë, pas 15 ditësh mund të luajmë kualifikimin në turin tjetër të turneut.

Nuk bëmë një paraqitje shumë të mirë, ishim shumë të ngadaltë. Duhet të përmirësohemi në fazën e zotërimit të topit dhe në metrat e fundit duhet të bëjmë zgjedhje më të mira. I përdorëm shumë pak lojtarët e krahut”, tha Allegri.

Trajneri italian tha se nuk i pëlqen ta quajë Juventusi i tij këtë të tashmin, pasi loja nuk ishte e mirë.

“Nuk më pëlqen të them që është Juventusi im. Kam një organikë të pasur, por kemi luajtur keq, megjithëse arritëm që të fitonim. U mërzita edhe për disa gabime në fund të ndeshjes”, u shpreh tekniku italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco