Bie nga paralelja gjatë stërvitjes, gjimnastja 21-vjeçare dëmton shtyllën kurrizore

Bie nga paralelja gjatë stërvitjes, gjimnastja 21-vjeçare dëmton shtyllën kurrizore

11:53, 21/10/2021

Gjimnastja 21-vjeçare japoneze, Hatakeda Hitomi, ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë stërvitjes.

Ajo ishte kualifikuar për në finalen e disiplinës “all around” të Kampionatit Botëror të gjimnastikës artistike, por gjatë nxehmjes që po kryente para garës është rrëzuar në veglën e paraleles asimetrike.

Ajo u transportua me barelë në ambulancë dhe më pas me urgjencë në spital, ku u diagnostikua me dëmtim të shtyllës kurrizore.

Ka qenë ky rezultati i rezonancës magnetike. Mësohet se gjimnastja është në gjendje të stabilizuar dhe pranë saj është nëna, njëkohësisht trajnerja e saj.

Sipas dëshmitarëve që ishin në vendngjarje, Hitomi u rrëzua me fytyrë në tokë teksa ishte duke ushtruar ushtrimin e “Komova”.

Përplasja ishte e fortë, duke pësuar dëmtime edhe në fytyrë, përveç atyre në kraharor dhe shtyllën kurrizore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco