Ronaldo ‘shpëton’ trajnerin, Solskjaer nis me lëvdata për yllin e United

Ronaldo ‘shpëton’ trajnerin, Solskjaer nis me lëvdata për yllin e United

11:31, 21/10/2021

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka lavdëruar yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Portugezi shënoi golin e fitores ndaj Atalantas, duke ndihmuar në përmbysjen nga 0-2 në 3-2.

Pas ndeshjes, nga lëvdatat e shumta ka qenë edhe tekniku norvegjez që tha se kush do që e kritikon Ronaldon, duhet të shikojë këtë ndeshje.

“Nëse ndonjë dëshiron ta kritikojë për punën ose dëshirën, thjeshtë shikoni këtë ndeshje, shikoni si vrapon, sa i mirë është para golit”.

“Isha vërtet i kënaqur si ishte duke prirë në linjë. I kërkuam të vrapojë mes lojtarëve dhe të bëjë më shumë presion. Ishim në shtëpi dhe donim të sulmonim”.

“Ai bëri gjithçka që një qendërsulmues duhet, drejtoi linjën dhe u mbrojë. Goli është thjeshtë çfarë bën më së miri”, deklaroi trajneri.

Ndërkohë, Man United është lider në grup me gjashtë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco