Liga e Konferencës/ Ndeshjet e sotme të fazës së grupeve, Kumbulla nis si titullar me Romën

Liga e Konferencës/ Ndeshjet e sotme të fazës së grupeve, Kumbulla nis si titullar me Romën

09:59, 21/10/2021

Sot do të luhen 16 ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, të vlefshme për sfidat e treta të fazës së grupeve.

Në orën 18:45 e ka radhën për të luajtur Roma e Zhoze Muruinjos dhe e Marash Kumbullës që me shumë mundësi do ta nisë me një fanellë titullari. Skuadra verdhekuqe do të përballet në transfertën e largët të Norvegjisë ku do të përballen ndaj Bodo/Glimt.

Kryeqytetasit janë me pikë të plota dhe ndodhen në vendin e parë teksa sot duan triumfin për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.

Ndeshjet janë shumë interesante, derisa veçohen Napoli kundër Legia së Varshavës, ku dy yjet kosovarë Amir Rrahmani dhe Lirim Kastrati do jenë kundërshtarë.

Ndërkohë, tjetër ndeshje interesante është edhe ndërmjet Lazios dhe Marseille, dy gjigantët që duan pikët e plota.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco