Moto GP/ Valentino Rossi i emocionuar, gara e fundit para tifozëve italianë

Moto GP/ Valentino Rossi i emocionuar, gara e fundit para tifozëve italianë

10:02, 21/10/2021

Valentino Rossi do të garojë për herë të fundit në Itali, pikërisht këtë fundjavë në pistën e Misanos, pasi ka njoftuar se do të tërhiqet nga pilotimi i motorëve në fund të këtij sezon, pas një karriere prej 26 sezonesh 21 prej të cilave në nivelim maksimal Moto GP.

I mbiquajtur “doktori”, 42-vjeçari italian ka arritur të fitojë 7 tituj kampion bote në Moto GP dhe një të kategorinë 250 cc e një tjetër në 125 cc, ndërsa tani është gati t’i japë fund një karriere çerek-shekullore.

“Gara e kaluar në Misano ishte vërtetë emocionuese, por kjo e kësaj fundjave do të jetë speciale, pasi do të jetë edhe përshëndetja ime e fundit me tifozët italianë, ndaj shpresoj që ata ta shijojnë shumë. Këto ditë pushimi jam stërvitur shumë edhe në shtëpi, që të jem në formën më të mirë fizike jo vetëm për garën e Misanos, por edhe dy të tjerët e sezonit. Ndryshe nga gara e parë, këtë herë do të jetë më ftohtë dhe pista mund të jetë e lagur, ndaj parashikoj një betejë akoma më interesante”, deklaroi “doktori”.

Piloti italian e nisi karrierën më 1996-ën në kategorinë 125cc te skuadra e Aprilias, me të cilën garoi edhe në kategorinë 250cc, ndërsa në vitin 2000 u transferua te japonezët e Honda-s, me të cilët garoi në Moto GP.

Pas katër sezonesh te Honda, ku fitoi edhe tre tituj kampion bote, u transferua te Yamaha, ku vijoi të theksojë dominimin, me katër tituj të tjerë, ndërsa në 2011-2012 u transferua te Ducati, për t’u rikthyer sërish te Yamaha.

Këtë sezon Valentino Rossi garon me motorin Yamaha petronas, skuadër satelite e gjigantëve japonezë, ndërsa në muajin gusht njoftoi se ka ardhur momenti që të “parkojë motorin” dhe të heqë dorë nga garat e shpejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco