FOTO/ I dha fitoren e pabesueshme Manchesterit, nota e Ronaldos ndaj Atalantës

FOTO/ I dha fitoren e pabesueshme Manchesterit, nota e Ronaldos ndaj Atalantës

08:57, 21/10/2021

Ronaldo ishte shpëtimtari i Manchester United në ndeshjen e mbrëmshme kundër Atalantës.

Goli me kokë i portugezit vendosi rezultatin përfundimtar, që solli një fitore spektakolare për Manchesterin me përmbysje, 3-2.

Skuadra e Solskjaer ishte në disavantazh 0-2 në pjesën e parë, ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e madhe, ku golat e Rashford në minutën e 53 dhe barazimi i Meguire në minutën e 75-të rikthyen baraspeshën.

Ronaldo në minutën e 81-të shfytëzoi një super pasim të Shaw, duke shënuar me kokë e duke i dhënë suksesin “Djajve të kuq”.

CR7 u vlerësua me notën 8.1 për paraqitjen e mbrëmshme, ndërsa më i miri në fushë ishte Bruno Fernandes (nota 8.6).

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco