Barcelona shënon golin e parë për pikët e para në Champions League

Barcelona shënon golin e parë për pikët e para në Champions League

20:40, 20/10/2021

Barcelona shënoi golin e parë, por më e rëndësishmja, arritën fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Në “Camp Nou”, Dynamo Kiev ishte mysafir në raundin e tretë të Grupit E dhe gjiganti katalanas festoi me rezultatin minimal 1: 0.

Barcelona e  dominoi takimin, por sulmuesit humbën raste dhe golin vendimtar e shënoi mbrojtësi Gerard Pique.

Ky ishte goli i parë që nga dhjetori 2020 që u shënua për Barcelonën në Champions League nga një lojtar tjetër përveç Lionel Messit.

Ndeshja e Grupit G u luajt në orën 18:45, në të cilën Salzburg mposhti Wolfsburg 3: 1 në shtëpi.

Golat për ekipin austriak u shënuan nga Karim Adeyemi nw minutën e 3-të dhe Noah Okafor në minutat e 65 -të dhe 77 -të, ndërsa për mysafirët golashënuesi në minutën e 15 -të ishte Lukas Nmecha.

Tabela:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco