Ansu Fatit do të jetë e ardhmja e Barcelonës, nënshkruhet kontrata e re

Ansu Fatit do të jetë e ardhmja e Barcelonës, nënshkruhet kontrata e re

19:03, 20/10/2021

Barcelona ka arritur marrëveshje të plotë me agjentin e Ansu Fatiti, Jorge Mendes për rinovimin e kontratës.

Sipas Mundo Deportivo, marrëveshja e plotë është arritur në Porto, derisa nesër do bëhet zyrtare, disa ditë para “El Clasico”, transmeton lajmi.net.

Spanjolli do rinovojë për Barcelonën edhe për gjashtë vite, ku edhe do këtë klauzolë lirimi me vlerë 1 miliardë euro, të ngjashme me talentin tjetër të skuadrës, Pedrin.

Presidenti Joan Laporta ka përgatitur edhe konferencë për shtyp, ku do realizohet nesër, pasi të bëhet zyrtare rinovimi deri në vitin 2027.

Pas Fatit, Barcelona tani është fokusuar në rinovimin e dyshes tjetër, Gavi dhe Ronald Araujo, derisa kanë nisur problemet me sulmuesin Ousmane Dembele, kontrata e të cilit skadon në verë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco