Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Icardi-Wanda Nara, paqja u arrit? Mauro në rrjetet sociale: Faleminderit që beson te familja jonë e bukur

Icardi-Wanda Nara, paqja u arrit? Mauro në rrjetet sociale: Faleminderit që beson te familja jonë e bukur

17:32, 20/10/2021

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi, mori vëmendjen e medieve evropian, për shkak të problemeve në marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Wanda Nara. Modelja, në fakt, nuk e priti aspak mirë lidhjen e pretenduar të burrit të saj me bashkatdhetaren China Suarez dhe njoftoi publikisht ndarjen.

Icardi e priti mjaft keq këtë, aq sa nuk stërvit me PSG-në dhe gjithashtu humbi ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Leipzig.

Megjithatë vetë sulmuesi kaloi dy ditë në Milano, në tentativë për të bërë paqe me bashkëshorten dhe së fundi ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale, ku jep sinjale se ka rikuperuar raportet me Wanda Narën.

“Faleminderit e dashur që vijove të besosh te familja jonë e bukur. Faleminderit që je motori i jetëve tona”, shkroi sulmuesi në një postim, ndërsa pak më vonë në një tjetër hedh një foto me Wandën dhe e shoqëron me tekstin: Përqafomë fort dhe mos më lër kurrë të largohem.

E nëse në Instagramin e Icardit duket se paqja është vendosur, pasi vetë sulmuesi ka vendosur të ndjek vetëm Wandën, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për atë të Wanda Narës, e cila vijon të postojë foto vetëm, duke mos reaguar ende në lidhje me raportet me Mauron.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco