Partizani i bën surprizë për 55-vjetor, Daja: Dhuratën e dua në derbin me Tiranën

Partizani i bën surprizë për 55-vjetor, Daja: Dhuratën e dua në derbin me Tiranën

14:26, 20/10/2021

Ilir Daja është surprizuar ditën e sotme nga stafi teknik dhe lojtarët e Partizanit për 55-vjetorin e tij të lindjes.

Trajneri i “demave” u urua përpara mediave teksa në një prononcim deklaroi se dhuratën e 55-vjetorit ta marrë në fitoren ndaj Tiranës dhe se derbi të jetë kthesa e Partizanit për këtë sezon.

“Ndihem si në ditën e parë kur kam nisur punën si trajner, është një jetë e mbushur me futbollin. Dhuratat i kemi javë për javë pas çdo ndeshjeje.

Dhuratën e vërtetë të 55-vjetorit shpresoj ta marr në derbi. Shpresoj që sfida ndaj Tiranës të jetë ndeshja e kthesës për ne”, deklaroi tekniku i të kuqve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco