Ibra pranon humbjen: Ndeshja më e keqe e Milanit, por nuk u shemb bota

Ibra pranon humbjen: Ndeshja më e keqe e Milanit, por nuk u shemb bota

09:49, 20/10/2021

Zlatan Ibrahimoviç e pranon se Milani e meritonte të mundej në sfidën përballë Portso, pasi kundërshtarët ishin më superiorë.

“Sipas meje, në të tre ndeshjet që kemi luajtur, kjo ishte më e keqja. Por edhe kur kemi luajtur mirë kemi marrë me vete 0 pikë. Duhet të rritemi dhe të mësojmë nga këto ndeshje. Djemtë duhet të rriten nga pikëpamja e vetëbesimit dhe eksperiencës. Nuk është një justifikim, jemi Milani dhe duhet të fitojmë që të sigurojmë pikë në Ligën e Kampioneve, jo vetëm në kampionat”, tha ha sulmuesi suedez për “Sky” pas sfidës.

 

“Çfarë do i them ekipit? Që duhet të vazhdojë. Nuk u shemb bota se humbëm sot, kemi shumë ndeshje për të luajtur. E ardhshmja është në kampionat dhe duhet të vazhdojmë. Në Ligën e Kampioneve mbeten edhe tre ndeshje dhe duhet të vazhdojmë pa humbur besimin. Roli im preferoj të jetë më shumë në fushë se jashtë, por pak nga pak po ia arrij të kthehem”, tha Ibra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco