Champions/ Sfidat interesante të ditës së sotme, Barcelona kërkon fitoren e parë

Champions/ Sfidat interesante të ditës së sotme, Barcelona kërkon fitoren e parë

09:28, 20/10/2021

Sonte në mbrëmje do të përmbyllen dhe ndeshjet e treta të fazës së grupeve të Champions-it ku do të zhvillohen tetë ndeshje.

Në orën 18:45, Barcelona është e “dënuar” për fitore ku renditet e fundit në grup me një bilanc negativ me 0 pikë me 0 gola të realizuar dhe 6 të pësuar. Katalanasit do të ndeshen në “Camp Nou” ndaj Dinamos së Kievit, ku objektivi i vetëm është triumfi. Në të njëjtin orar do të përballen dhe Salzburgu ndaj Volfsburgut.

Në orën 21:00, do të zhvillohen 6 ndeshje, ku sfida që pritet të ketë emocion më shumë pritet të jetë Mançester Junajtid-Atalanta e cila do të luhet në “Old Trafford”. Skuadra bergamaske mban vendin e parë të grupit teksa “djajtë e kuq” në vendin e tretë ku do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të marrë kreun e renditjes së grupit F.

Takimi tjetër do të jetë Benfika-Bajern, ku luzitanët janë për momentin surpriza e grupit E, pasi renditen të dytët ku mposhtën dhe Barcelonën me shifrat 3-0 në Portugali. Juventusi do të luajë ndaj Zentit në transfertë, ku bardhezinjtë e Alegrit janë në krye me pikë të plota dhe duan me çdo kusht fitoren për të hedhur një hap drejt kualifikimit.

Çelsi, kampionia e Evropës në fuqi do të sfidojë Malmon në stadiumin “Stamford Bridge”. Lilë do të luajë ndaj Sevijës dhe Jang Bojsat do të masin forcat ndaj Vijarealit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco