Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Mungoi ndaj Polonisë prej COVID-19, Klaus Gjasula ka këtë mesazh për tifozët kuqezi

VIDEO/ Mungoi ndaj Polonisë prej COVID-19, Klaus Gjasula ka këtë mesazh për tifozët kuqezi

09:31, 20/10/2021

Klaus Gjasula ishte mungesa e madhe e Kombëtares shqiptare në ndeshjen vendimtare ndaj Polonisë dhe shkak u bë infektimi nga koronavirusi, pikërisht në grumbullimin me kuqezinjtë.

Nga Gjermania, mesfushori ka zgjedhur një video-mesazh për të falënderuar të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur gjatë ditëve të vështira të luftës me koronavirusin dhe u ka lënë takim në nëntor.

“Përshëndetje. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe komentet pozitive në këto ditë të vështira që kam kaluar dhe shihemi në nëntor”, thotë mesfushori në mesazhin e tij për fansat kuqezi.

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit eliminatore në nëntor, konkretisht më datën 12 ndaj Anglisë në “Wembley” dhe tri ditë më vonë ndaj Andorrës në “Air Albania”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco