Klopp tregon momentin e sikletshëm  me Simeone: Desha t’i shtrëngoj dorën, reagimin e tij nuk e prisja

Klopp tregon momentin e sikletshëm me Simeone: Desha t’i shtrëngoj dorën, reagimin e tij nuk e prisja

09:02, 20/10/2021

Jurgen Klopp nuk i shmanget kurrë polemikave dhe sfida e fituar sot me shifrat 3-2 nga Liverpuli në fushën e Atletiko Madrid, kishte shumë gjëra për t’u diskutuar. Në fjalët e tij pas ndeshjes, Klopp mbrojti tre vendimet kyç të arbitrit në këtë sfidë, ndonëse kishte mbetur i habitur nga një prej tyre.

“Kam parë rastet dhe penalltia jonë është penallti. Mendoj se tjetra nuk është një penallti, por nuk e prisja që të kthehej. Mendoj se është vendimi drejtë i gjyqtarit. Kartoni i kuq ishte padyshim i pafat, por përsëri është një karton i kuq. Është një shkelm në fytyrë. Mund të ndodhë, ishte një ndeshje e fortë. Sinqerisht, si e fituam? As nuk më intereson! Në një natë të tillë të marrësh tre pikët është me të vërtetë e këndshme”, tha Klopp.

Ai shpjegoi edhe episodin në fund ku Simeone refuzoi t’i shtrëngonte dorën. ”Nuk na pëlqen, por situata është e qartë. Desha t’i shtrëngoj dorën, reagimi i tij sigurisht, ashtu si i imi, nuk ishte i këndshëm. Por herën tjetër padyshim që do të shtrëngojmë duart. Nuk është asgjë. Ai ishte qartësisht i inatosur, jo me mua, por me ndeshjen”, shpjegoi Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco