VIDEO/ Presidenti Meta feston si tifoz i thekur, këndon në kor ‘You’ll never walk alone’ në stadiumin e Celtic

VIDEO/ Presidenti Meta feston si tifoz i thekur, këndon në kor ‘You’ll never walk alone’ në stadiumin e Celtic

20:00, 19/10/2021

Është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme për presidentin Meta ndeshja mes Celtic-Ferencvarosi e cila ishte e vlefshme për fazë e grupeve në Europa League.

Skocezët arritën të triumfonin me rezultatin e pastër 2-0 kundër hungarezëve, gola që u shënuan në pjesën e dytë.

Simpatia e Metës ndaj skuadrës skoceze është bërë e ditur prej kohës dhe si një tifoz i vërtetë në një ndeshje delikate presidenti është gjendur pranë ekipit të zemrën ku edhe ka kënduar në kor me tifozët këngën e famshme  “You’ll never walk alone”,

Në stadium nuk mungonin përshëndetjet e përqafimet me tifozët e skuadrës skoceze të cilët iu gëzuan një pasdite të magjishme në impiantin që të gjithë tifozët e Sëlltikut e njohin me emrin “Parajsa”.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco