Ronaldinho në ‘Parc des Princes’, Barça e zemëruar me brazilianin

Ronaldinho në ‘Parc des Princes’, Barça e zemëruar me brazilianin

19:23, 19/10/2021

Lajmi u zyrtarizua dje nga Paris Saint-Germain. Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Leipzig, tifozët në “Parc des Prines” do të kenë mundësinë të duartrokasin Ronaldinhon.

Ish-lojtari i PSG-së është i ftuar nderi nga drejtuesit e klubit parisien në këtë takim.

Mirëpo, ky fakt, ka zemëruar drejtuesit e Barcelonës, të cilët nuk e kanë pritur mirë vendimin e Dinho-s për të qenë në “Parc des Princes” mbrëmjen e sotme.

Arsyeja ? Braziliani është ambasador për Barçën dhe duke pasur parasysh tensionet mes dy kampeve, pas transferimit të Messit në Francë, ftesa e PSG-së është pritur shumë keq në  Katalonjë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco