Tuchel shqetësohet për formën e Romelu Lukakut

Tuchel shqetësohet për formën e Romelu Lukakut

19:02, 19/10/2021

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka ngritur shqetësime për Romelu Lukaku-n, i cili nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në gjashtë ndeshjet  e fundit.

Pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e para pas rikthimit në klub, Romelu Lukaku gradualisht fillojë rënien në formë.

Sulmuesi belg ka “heshtur” në gjashtë ndeshjet e fundit të Chelseat. Një performancë në rënie dhe e cila në mënyrë të pashmangshme ngre pikëpyetje në lidhje me formën e tij fizike.

Tifozët e klubit kanë filluar të shqetësohen në lidhje me gjendjen fizike të lojtarit. Mirëpo, ata nuk janë të vetmit, pasi trajneri i “Bluve” është gjithashtu i shqetësuar për gjendjen e tij.

“Kam ndjesinë se Romelu është pak jashtë forme këtë momente. Ai luajti shumë ndeshje këtë verë, shumë ndeshje me ekipin kombëtar”, u shpreh fillimisht Tuchel dhe më pas vazhdoi:

Është një futbollist fantastik dhe një djalë që përpiqet gjithmonë të jap gjithçka nga vetja. Ai dëshiron të jetë gjithmonë pjesë e kombëtares dhe të fitojë. Do të thotë shumë për të, të luajë për vendin e tij. Kështu që e merr gjithmonë seriozisht. Ndjej se është pak i lodhur mendërisht. Jo në atë pikë ku duhet të shqetësohemi për të. Sapo të kap ritmin, gjithçka do të qetësohet.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco