Europa League/ Celtic 'ringjallet' kundër Ferencvarosh

Europa League/ Celtic 'ringjallet' kundër Ferencvarosh

18:35, 19/10/2021

Celtic mundi me rezultatin 2-0 Ferencvarosh,  në ndeshjen e raundit të tretë të fazës së grupeve në Europa League.

Skuadra skoceze zhvilloi një ndeshje fantastike në “Celtic Park”dhe i merituan tri pikët e fituara.

Celtic pati rastin e parë në minutën e 11 -të kur Jota goditi portën, por portieri kundërshtar arriti ta ndalte.

Në fillim të pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 57 -të, Kyogo Furuhashi shënoi dhe i dha avantazh skuadrës së tij, ndërsa ndeshjen e zgjidhi David Turnbull me një gol në minutën e 81 -të.

Celtic pati një rast nga pika e bardhë në minutën e 62 -të, por goditja e Callum McGregor u prit nga portieri Denes Dibusz.

Deri në fund të ndeshjes rezultati nuk ndryshoi, megjithëse të dy ekipet kishin disa raste të mira për gol.

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni luajti për 90 minuta për Ferencvarosh, por për fat të keq nuk arriti të shpëtonte skuadrën e tij nga humbja.

Kjo është fitorja e parë e Celtic në fazën e grupeve pas dy humbjeve ndaj Betis dhe Bayer, ndërsa Ferencvarosh pësoi humbjen e tretë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco