Çfarë hanë futbollistët para, gjatë dhe pas ndeshjeve

Çfarë hanë futbollistët para, gjatë dhe pas ndeshjeve

17:15, 19/10/2021

Ushqyerja është një ndër faktorët më të rëndësishëm në jetën e çdo futbollisti dhe është veçanërisht e rëndësishme në mesin e lojtarëve të mëdhenj, pasi u lejon atyre të përdorin potencialin maksimal në çdo lojë, por edhe rimëkëmbjen dhe rigjenerimin optimal pas ndeshjeve.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të ndiqni këshillat e nutricionistëve që "zgjedhin" vaktet e tyre para, gjatë, por edhe pas ndeshjes për rezultate dhe kthimin në gjendjen optimale.

Qëllimi është që lojtarët të hanë mirë, të shëndetshëm, me produkte cilësore dhe të bëra në shtëpi, dhe sa më të ndryshme të jetë e mundur.

Zakonet e të ngrënit të futbollistëve më të famshëm sot janë aq të zhvilluar saqë ata zgjedhin menutë bazuar në pozicionin që luajnë ose minutat, kjo është arsyeja pse pothuajse të gjitha klubet serioze kanë nutricionistë profesionistë në ekipet e tyre që kujdesen për nevojat e tyre.

Ushqyerja para ndeshjes

Futbollistët zgjedhin proteina dhe ushqime me pak yndyrë. Qëllimi është të lehtësojë tretjen dhe t'i japë futbollistit energji të mjaftueshme gjatë lojës. Ata hanë tre deri në katër orë para ndeshjes. Gjithashtu, duhet të pihet mjaftueshëm ujë, por nga pak gjithë ditën.

Ushqyerja gjatë ndeshjes

Futbollistëve nuk u rekomandohet të konsumojnë shumë produkte. Në përgjithësi, energjia dhe lëngu i humbur duhet të rikthehen gjatë lojës. Gjithashtu, vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet hidratimit dhe shpesh futbollistët përdorin një xhel energjie që përmban kafeinë me karbohidrate, e cila do të ndihmojë në ruajtjen e vigjilencës dhe përqendrimit gjatë lojës.

Ushqyerja pas ndeshjes

Pas ndeshjes nuk ke dëshirë për të ngrënë, por duke pasur parasysh deficitin e karbohidrateve, është e nevojshme të zëvendësohen rezervat boshe sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse futbollistët shpesh konsumojnë pica, por ajo duhet të jetë e shëndetshme. Pa djathë ose me një sasi të vogël dhe me përbërës bimorë.

Gjatë 90 minutave të ndeshjes, lojtarët shpenzojnë shumë energji dhe shumë ekipe profesioniste iu drejtuan picës si vakti i përsosur për lojtarët.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco