Cassano: Cristiano Ronaldo nuk është as ndër pesë lojtarët më të mirë në histori

Cassano: Cristiano Ronaldo nuk është as ndër pesë lojtarët më të mirë në histori

16:26, 19/10/2021

Ish-futbollisti italian Antonio Cassano kritikoi edhe një herë Cristiano Ronaldon, duke deklaruar se portugezi nuk është as ndër pesë lojtarët më të mirë në histori.

Në kanalin Twitch të Christian Vieri - "Bobo TV", ish -asi i Romës, Real Madridit, Interit dhe Milanit iu përgjigj Jorge Mendes, i cili beson se përfaqëson lojtarin më të mirë në histori.

"Po, më i miri në histori pas Napoleon Bonapartit," tha Cassano me ironi, duke shtuar:

"Mjaft me Jorge Mendes! Ronaldo nuk është as në pesë lojtarët  e parë. Messi, Pele, Maradona, Cruyff dhe Ronaldo Fenomeni janë në një nivel tjetër," tha italiani, dhe Vieri u pajtua me bashkatdhetarin e tij, edhe pse shtoi se do të zëvendësonte Cruyff me Van Basten.

Cassano më parë ka kritikuar Ronaldon ndërsa luante për Juventusin, duke theksuar se ekipi duhet të sakrifikojë për të, sepse mendon vetëm për golat dhe rekordet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco