Merret vendimi për falsifikimin e tamponëve/ Pezullohet Lotito, gjobitet Lazio

Merret vendimi për falsifikimin e tamponëve/ Pezullohet Lotito, gjobitet Lazio

15:52, 19/10/2021

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është njohur me vendimin përfundimtar të çështjes të falsifikimit të tamponëve që ndodhi vitin e kaluar.

Lotito do të jetë jashtë për dy muaj, ndërsa klubi është gjobitur me shumën e majme të 50 mijë eurove.

Janë dënuar dhe dy mjekët e bardhekaltërve, të cilët do të duhen të rrinë jashtë skuadrës për 6 muaj.

Lotito mban kështu postin e tij si anëtar i këshillit në Federatën Italiane të Futbollit, e cila rrezikohej shumë nga vendimi që do të merrej sot.

Gjithçka ndodhi vitin e kaluar, kur Lazio u akuzua se kishte aktivizuar tre lojtarë me Covid në një ndeshje ndaj Torinos, pasi më parë kishin falsifikuar tamponët.

Lotito në atë kohë u dënua për 7 muaj, por presidenti i Lazios e çoi çështjen në apel, duke u dënuar vetëm me dy muaj pezullim.

Kjo çështje ka qenë kryefjala e mediave italiane të cilat prisnin dënim më të ashpër, por në fund ka vendosur Gjykata e Apelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco