Qeveria e Spanjës del kundër Real Madridit dhe Barcelonës

Qeveria e Spanjës del kundër Real Madridit dhe Barcelonës

15:42, 19/10/2021

Qeveria e Spanjës ka dalë zyrtarisht kundër dy skuadrave të saj Real Madrid dhe Barcelona për krijimin e Superligës.

Avokati i shtetit ka dërguar një letër në gjykatën e Bashkimit Europian ku mbështet UEFA-n në procesin gjyqësore ndaj klubeve që duan të fillojnë sërish projektin e Superligës.

Barcelona, Real Madrid dhe Juventusi dyshon si nxitëset e projektit të cilët ndërtuan gjithçka deri në momentin që u mor vesh.

Këto 3 klube ende nuk kanë hequr dorë dhe kanë vendosur të presin momentin e duhur për ta vënë sërish në jetë, por tashmë krah UEFA-s janë rreshtuar shumë shtete e federata të mëdha të futbollit duke ulur ndjeshëm efektshmërinë e këtyre tre skuadrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco