Liverpool interesohet për Milinkovic-Savic, Lazio kërkon 80 milionë euro

Liverpool interesohet për Milinkovic-Savic, Lazio kërkon 80 milionë euro

15:06, 19/10/2021

Në çdo sezon merkatoje emri i Sergej Milinkovic-Saviç vazhdon të jetë ndër më të kërkuarit, por vështirë se klubet e interesuara mund të arrijnë t’ia shkëpusin futbollistin Lazios.

Sipas mediave, Liverpooli, që e kërkoi me insistim gjatë verës është rikthyer sërish në gjurmët e serbit, i cili është protagonist kryesor në formacionin e bardhekaltërve.

“The Reds” për të arritur te kartoni i mesfushorit më parë duhet të mposhtë konkurrencën e klubeve të tjera që janë në garë për lojtarin, por kjo nuk është e vetmja pengesë pasi edhe vlera e kartonit të Milinkovic-Savic nuk është e pakët pasi, presidenti i italianëve Lotito për ta lënë të lirë lojtarin kërkon jo më pak se 80 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco