Salah i vendos kusht Liverpulit, ja sa duhet të jetë paga e tij javore

Salah i vendos kusht Liverpulit, ja sa duhet të jetë paga e tij javore

14:54, 19/10/2021

Sulmuesi, Mohamed Salah, dëshiron të fitojë 400 mijë euro për javë për të nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin.

Egjiptiani është duke kaluar një super sezon te Liverpool duke kontribuar me 10 gola dhe katër asiste në 10 ndeshje në Premier Ligë.

Sidoqoftë, 29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023, situatë e cila nuk i pëlqen klubit anglez që duan ta ‘blindojnë’.

Sipas “The Telegraph”, ndoshta do duhet kontrata në vlerë 400 mijë euro në javë për ta bindur sulmuesin të qëndrojë besnik.

Liverpool është gati ta paguajë këtë vlerë, duke e bërë Salah lojtarin më të paguar në Premier Ligë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco