Rooney synon postin e trajnerit të Newcastle United

Rooney synon postin e trajnerit të Newcastle United

13:46, 19/10/2021

Wayne Rooney është i interesuar për postin e trajnerit të Newcastle Unitedit, nëse Steve Bruce shkarkohet.

Rooney, trajner i tanishëm i Derby County, mund të emërohet në postin e trajnerit të Newcastle në janar.

Atij do t’i duhej të largohet nga Derby County fillimisht, por kjo nuk do të ishte ndonjë pengesë e vështirë për të, sipas mediave angleze.

Megjithatë, thuhet se Newcastle do ta emëronte atë në postin e trajnerit vetëm për një kohë të shkurtër.

Newcastle synon majat e futbollit anglez dhe evropian brenda pak vitesh, pasi u ble nga sheikët arab për 300 milionë paund pak javë më parë.

Prandaj, klubi i Premierligës pritet të bëjë investime të mëdha në merkato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco