Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

VIDEO/ ‘Sekreti’ i suksesit, te Napoli kërcejnë me muzikë shqiptare në dhomat e zhveshjes

VIDEO/ ‘Sekreti’ i suksesit, te Napoli kërcejnë me muzikë shqiptare në dhomat e zhveshjes

13:40, 19/10/2021

Amir Rrahmani ka fituar një vend titullari te Napoli teksa skuadra e Spaletit po shkëlqen duke grumbulluar 24 pikë pas 8 ndeshjesh.

Ish-mbrojtësi i Partizanit gjen vend dhe për relaks teksa videoja e fundit e shpërndarë nga Rrahmani është mjaft e bukur.

Kapiteni i Kosovës ka filmuar shokun e skuadrës, Elif Elmas, i cili kërcen në ritmin e këngëve shqiptare.

‘I lindur për dasma”, shkruan Rrahmani, ndërsa në video shihet mesfushori nga Maqedonia e Veriut teksa kërcen dhe njëkohësisht përpiqet të këndojë në shqip.

Napoli po shijon formën e shkëlqyer që po kalon në kampionat duke qenë e vetmja skuadër e pagabueshme në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco