Aguero flet për Messin: Problem i së kaluarës, tani mendoj për të ardhmen

Aguero flet për Messin: Problem i së kaluarës, tani mendoj për të ardhmen

13:45, 19/10/2021

Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero ka folur në konferencë për shtyp për ndeshjen e radhës ndaj Dynamo Kiev.

Në konferencë për shtyp, Aguero foli për ndeshjet e radhës, Lionel Messin dhe Ansu Fatin.

“Duhet të fitojmë po dhe po dhe nëse jo atëherë jemi gati të eliminuar. Ne kemi besim. Me ndihmën e njerëzve, nesër ata do na ndihmojnë të shtojmë tre pikët që na nevojiten”.

“Gjithmonë kam qenë në skuadër që luan kundër Barçës. Stadiumi na ndihmon shumë. Tani jam këtu dhe e gjitha që mendoja ishte skuadra që fiton dhe nëse do zhvilloja disa minuta, do ta shijoja. Shumë mirënjohës për të, është koha ime të tregojë atë që më treguan ata” u shpreh sulmuesi i Barcelonës.

Aguero nuk mund të kursente komentet për Messin dhe Ansu Fatin.

“Messi, është problem në të kaluarën. Ne jemi befasuar dhe unë preferoj të mendojë për të ardhmen. Ai është duke shijuar vetën dhe si mik dëshirojë që ai ta bëjë gjithmonë”.

“Ansu Fati është i ri, duhet ta ndihmojmë të rritemi. Sot është vështirë të qëndrosh në nivelin e lartë. Jemi këtu për ta ndihmuar dhe ta bëjmë të jetë sa më rehatshëm. Të gjithë e shohim në stërvitje. Është një ndër talentet që nuk del shpesh dhe duhet ta marrim avantazhin sepse është me ne” përfundoi Aguero.

Ndërkohë, Barcelona nesër përballet me Dynamo Kiev në ora 18:55.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco