Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Modric: Benzema e meriton ‘Topin e Artë’, këtë vit e ka treguar që...

Modric: Benzema e meriton ‘Topin e Artë’, këtë vit e ka treguar që...

21:08, 18/10/2021

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës ndaj Shakhtar Donetsk.

Real Madrid nesër është mysafir i Shakhtarit, në kuadër të xhiros së tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Modric foli para kësaj ndeshje, derisa dha mendimin edhe për Topin e Artë dhe kalendarin e FIFA-së.

“Do jetë ndeshje e vështirë. Duhet të luajmë mirë me plotë besim. Pas pushimit internacional ne jemi stërvitur mirë”

“Të shohim çfarë do ndodh. Ka disa kandidatë që mund ta fitojnë. Karim (Benzema) është një prej tyre. Ai e meriton sepse si ka luajtur këtë vit dhe karrierës. Gjithmonë ka qenë në top nivel. Ka fituar titull me Francën dhe është e rëndësishme në vota. Shpresoj që Karim të fitojë Topin e Artë” u shpreh Modrc.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco