UEFA dënon Anglinë, ja sa përfiton Kombëtarja jonë

UEFA dënon Anglinë, ja sa përfiton Kombëtarja jonë

18:42, 18/10/2021

Kaosi gjatë ndeshjes me tifozë të shumtë që hynë në stadium pa bileta, apo edhe ngjarjet e dhunës në tribuna e jashtë “Uemblit”, kanë sjellë ndëshkimin e përfaqësueses së “tre luanëve” që të zhvillojë një ndeshje pa praninë e tifozëve.

Hetimi nisi menjëherë pas asaj finaleje dhe sot UEFA dha vendimin që Anglia të ndëshkohej me dy ndeshjet e radhës si pritëse pa tifozë, një prej të cilave si dënim të pezulluar, si dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Federata Angleze i etiketoi sot si huliganë ata që prishën finalen ndaj Italisë, duke hyrë me forcë në stadium, për më tepër në zonën e familjarëve të futbollistëve të Anglisë të cilët në një moment u detyruan të dilnin nga tribunat .

Por kjo ndeshje pa tifozë nuk do të jetë ajo mes Anglisë dhe Shqipërisë që luhet në muajin nëntor për kualifikueset e Botërorit. Vendimet e UEFA-s për çështje të tilla nuk kanë efekt mbi kompeticionet e FIFA-s. Kështu, Anglia do të shlyejë dënimin e saj me shumë mundësi në ndeshjen e parë si pritëse në fazën në grupe në Ligën e Kombeve, që do të luhet në qershor 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco